1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

190211 Berlinale Gewinner

20 Shkurt 2011

Në Festivalin e 61-të të Filmit në Berlin prodhimi iranian "Nader dhe Simin, një ndarje" nga regjisori Asghar Farhadi u vlerësua me Ariun e Artë. Këtë e vendosi juria nën drejtimin e aktores Isabella Rossellini.

https://p.dw.com/p/10KqG
Regjisori Asghar Farhadi dhe aktorët Sareh Bayat, Sarina Farhadi, Peyman Moadi, Ali Asghar Shahbazi dhe Babak Karimi pas marrjes së çmimit në Berlinale 2011
Regjisori Asghar Farhadi dhe aktorët Sareh Bayat, Sarina Farhadi, Peyman Moadi, Ali Asghar Shahbazi dhe Babak Karimi pas marrjes së çmimit në Berlinale 2011Fotografi: dapd

Isabella Rossellini: „Ariu i Artë për filmin më të mirë, i jepet "Nader dhe Simin”.... Për herë të parë në historinë e Berlinales Ariu i Artë shkon sivjet në Iran. Kësisoj filmi më i preferuar i publikut dhe favoriti kryesor në këtë festival e fitoi vërtetë garën.

Deutschland Berlin Kultur Film Berlinale 2011 Jury Gruppenbild
Juria ndërkombëtare e Berlinale 2011 me presidente aktoren Isabella RosselliniFotografi: dapd

‚Nader dhe Simin‘, është historia e një famileje, që do të largohet nga Irani, përgatit gjithçka dhe më në fund nuk ia arrin qëllimit , sepse Nader nuk do ta lerë vetëm babain e sëmurë. Prej këtij problemi të familjes së vogël nga shtresa e mesme lindin gjithnjë konflikte të reja me moral dhe përgjegjësi, përballjet mes tradicionales dhe modernes, mes guximit dhe burracakërisë si dhe me mirëkuptim për rolin e secilit. Ky film jep një pasqyrë nga realiteti i jetës në shoqërinë moderne iraniane.

Berlinale 2011 Asghar Farhadi mit dem goldenen Bären
Regjisori iranian Asghar Farhadi me trofenë e festivalit, Ariun e ArtëFotografi: dapd

Prezantimi i Iranit me tërë kompleksitetin e tij

„Është vërtetë një rast shumë i mirë për të menduar për njërëzit në vendin tim. Vendi, ku unë jam rritur. Vendi, ku unë kam mësuar historinë. Ky është një popull i madh dhe shumë i durueshëm. Njerëzit e mirë: unë dua të kujtoj Jafar Panahi, për të cilin vërtetë mendoj, që problemi i tij të zgjidhet dhe dëshiroj që ai vitin e ardhshëm të jetë këtu“, tha regjisori Asghar Farhadi. Kolegu i tij Panahi do të ishte anëtar i jurisë ndërkombëtare të Berlinales, por për shkak të projektit të tij për filmin mbi protestat e lëvizjes opozitare në Iran, ai është dënuar me burg dhe me njëzet vjet ndalim të ushtrimit të profesionit.

„Nader dhe Simin“ nga Asghar Farhadi ia ka dalë të sfidojë censurën dhe fitoi në Berlin krahas Ariut të Artë edhe dy vlerësime të tjera: I gjithë ansambli i aktoreve dhe aktorëve u nderua me Ariun e Argjendtë për interpretim të mirë, përveç kësaj filmi mori edhe çmimin e jurisë ikumenike. Aktorja Sareh Bayat: „Falenderoj të gjithë, që e kanë parë këtë film në Iran dhe me orë të tëra kanë pritur, derisa të marrin një biletë për këtë film. Unë me këtë dua të them, se spektatorët iranianë janë të pranishëm dhe se ata shohin filma. Për ne si ekip ky është një gëzim i madh dhe na inkurajon ne edhe më shumë."

Filmstill Jodaeiye Nader az Simin von Asghar Farhadi
Skenë nga filmi fitues "Nader dhe Simin"Fotografi: Internationale Filmfestspiele Berlin

400 filma dhe 300.000 spektatorë në Berlinale 2011

Juria ishte e një mendimi për çmimet, tha presidentja, aktorja Isabella Rossellini. Me çmime u vlerësua edhe regjisori gjerman Ulrich Köhler. Ai mori Ariun e Argjendtë për regjinë më të mirë në filmin "Sëmundje gjumi". Çmimi për skenarin më të mirë në filmin "Falja e gjakut" iu dha kineastit amerikan Joshua Marston dhe atij shqiptar Andamion Murataj. Filmi i kushtohet dukurisë së gjakmarrjes në Shqipëri.

Berlinale bestes Drehbuch Andamion Murataj Joshua Marston
Andamion Murataj dhe Joshua Marston me Ariun e Argjendtë të vlerësuar për skenarin e filmit "Falja e gjakut"Fotografi: AP

Çmimin e madh të jurisë e mori regjisori hungarez Bela Tarrpër filmin „Kali i Torinos", një ese e zymtë filmike mbi kotësinë e veprimit njerëzor në rrethana të caktuara. Po në kuadër të festivalit u vlerësua me çmimin Alfred-Bauer drama për Fraksionin e Ushtrisë së Kuqe, RAF, "Kush nëse jo ne" i kineastit Andres Veiel. Ky çmim mban emrin e drejtorit të parë të Berlinales dhe jepet qysh nga viti 1987 për hapjen e perspektivave të reja në artin e filmit.

Andrang bei der Filmvorführung des Films Khodorkowsky bei der Berlinale 2011
Fotografi: DW/O.Evdomikova

Festivali Ndërkombëtar i Filmit hapi siparin më 10 shkurt. Tradicionalisht pas dhjetë ditësh festivali mbyllet me ditën e kinemasë, gjatë së cilës shfaqen sërish prodhimet më të mira. Sipas të dhënave të organizatorëve në festivalin e sivjetëm u shfaqën gati 400 filma dhe u shitën rreth 300.000 bileta.

Autor: Silke Bartlick / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Bahri Cani