Pas një takimi në Ministrinë e Jashtme në Berlin (22.11) ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier dhe homologu i tij nga Shqipëria Ditmir Bushati dhanë një konferencë të përbashkët shtypi. Steinmeier vlerësoi arritjet në Shqipëri dhe siguroi për mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Shqipërinë në rrugën e afrimit me BE-në.