Berlin: Automjeti futet mes një grupi njerëzish
8 Qershor 2022Një i vdekur dhe disa të plagosur në Berlin pasi një automjet futet mes një grupi njerëzish në qendër të qytetit. Sipas dhënave të policisë. bëhet fjalë për një duzinë të plagosurish, kurse qendra e zjarrfikësve bën fjalë për 8 persona të plagosur.
Polica po heton, nëse bëhet fjalë për aksident apo për një veprim të qëllimshëm, tha zëdhënësja e policisë. Për këtë ende duhet sqaruar identiteti i personit në automjet. Policia arrestoi një burrë.
Në afërsi të cepit të rrugës Kurfürstendamm, Rankestraße, automjeti u fut mes një grupi njerëzish dhe më pas vazhdoi të ecë në drejtim të vitrinave të një dyqani në rrugën Tauentzienstraße, ku edhe ndaloi. Sipas një fotoje të publikuar në internet, shihet një automjet i ndaluar në vitrinën e dyqanit, ku sipas njoftimeve nuk ka pasur të plagosur.
Në dhjetor 2016 në Kishën e Përkujtimit në Berlin një atentator islamist iu vërsul me maune një tregu krishtlindjesh. 12 vetë humbën jetën atëherë dhe 70 të tjerë u plagosën.
la/ag