BE kërkon tempo për Brexit
13 Qershor 2017Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe nuk kanë vendosur ndonjë datë konkrete për fillimin e negociatave të Brexit në bisedimet e para mes tyre, sipas diplomatëve të Brukselit. Por pas 19 qershorit do të duhej të flitej më konkretisht për kushtet e largimit të Britanisë së Madhe nga unioni. Tani për shkak të vështirësive në krijimin e qeverisë në Britaninë e Madhe duket se do të ketë shtyrje. Theresa May është e preokupuar me gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit me partinë unioniste demokratike, DUP për krijimin e qeverisë së re.
"Nuk kemi kohë të humbasim"
BE paralajmëron nga shtyrja e negociatave për Brexit. Kryendërmjetësuesi i BE, Michel Barnier u shpreh për gazetën gjermane "Süddeutsche Zeitung" se tre muaj pas kërkesës për daljen nga unioni, britanikët "më në fund duhet të negociojnë". "Nuk kemi kohë të humbasim."
Barnier u shpreh se ka nevojë që në anën tjetër të tryezës të jetë një delegacion britanik që ka "një drejtues që është stabël, i përgjegjshëm dhe ka mandatin". Vonesat kanë pasoja për negociimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë që dëshiron Britania e Madhe."
la/afp, dpa