BE ka nevojё pёr marrёveshjen e refugjatёve me Turqinё
29 Shkurt 2020Pak pas shkallёzimit tё luftimeve mes trupave turke dhe siriane rreth Idlibit, bastioni i fundit i rebelёve nё Siri, u pёrhapёn zёrat, se Turqia po hap kufijtё pёr refugjatёt drejt Europёs. Njё zёdhёnёs i partisё qeverisёse, AKP, Ömer Celik kёrcёnoi se Turqia nuk do tё pengojё refugjatёt tё udhёtojnё nё Greqi. Nё mediat turke qarkulluan edhe raportime, se autobusё me refugjatё janё ndёrkohё rrugёs pёr nё kufirin bullgaro-turk.
Ministria e Jashtme turke tё premten pastaj i hodhi poshtё kёto raportime. "Nuk ka ndryshime nё politikёn e migracionit e tё refugjatёve tё vendit tonё, qё ka pranuar numrin mё tё madh tё refugjatёve nё botё”, deklaroi njё zёdhёnёs i Ministrisё sё Jashtme, Hami Aksoy. Por Aksoy theksoi, se nё rast tё keqёsimit tё gjendjes, nuk pёrjashtohet rritja e presionit nga lёvizjet e refugjatёve. 3-4 milionё refugjatёt sirianё nё vend e vёnё re gjendjen dhe mund tё lёvizin nё drejtim tё kufirit perёndimor, tha ai.
(E akt.) Kurse tё shtunёn agjencia e lajmeve, afp bёri tё ditur se presidenti turk, Erdogan nё Stamboll ёshtё shprehur, se pavarёsisht ujdive me BE pёr refugjatёt, do tё lejojё ata qё kalojnё kufirin nё Bullgari dhe Greqi. “Ne i kemi hapur portat”, citohet nga mediat Erdogan qё ka akuzuar BE,se nuk i ёshtё pёrmbajtur marrёveshjes sё refugjatёve.
BE nuk sheh fundin e marrёveshjes
Kommisioni Europian nё Bruksel pёrmed zёdhёnёsi Peter Stano, tha se Turqia nuk e ka informuar zyrtarisht BE se nuk do tё respektojё mё marrёveshjen e arritur para 4 vjetёsh. "Ne kemi mendimin, se Turqia edhe mё tej do tё respektojё anёn e saj tё marrёveshjes”, tha Stano, megjithё shkallёzimin e rrezikshёm nё Siri. BE do tё verifikojё gjendjen me ekspertё e policё tё agjencisё Frontex, u tha.
Leva e Erdoganit
Vitet e kaluara pёrfaqёsues nga qeveria turke dhe vetё presidenti Recep Tayyip Erdogan kanё kёrcёnuar, se do tё dalin nga marrёveshja dhe do dёrgojnё „autobusё nё drejtim tё kufirit". Qё nё vitin shkurtin e vitit 2016, Erdogan kёrcёnoi, se do tё hapё kufijtё, nёse BE nuk paguan. Qё atёherё nga diplomatёt e BE-sё dёgjohej: ne jemi nё kёtё pikё tё shantazhueshёm dhe Erdogan e di kёtё."
Marrёveshja e refugjatёve e 18 marsit 2016 thotё, se Turqia ripranon refugjatёt sirianё qё kanё mbёrritur nё Siri. Pёr secilin migrant tё pranuar sёrish, Turqia do tё nisё njё refugjat nga vendi i saj nё BE. Krahas kёsaj, Turqia duhet tё pengojё kontrabandistёt qё i nisin refugjatёt me gomone nё Egje.
Kufiri tokёsor mes Greqisё dhe Turqisё si edhe mes Bullgarisё dhe Turqisё pёr refugjatёt ёshtё teorikisht i mbyllur. Si shpёrblim pёr kёtё, Turqia nё vitet e fundit, ka marrё deri nё 6 miliardё euro pёr akomodimin, kujdesin dhe shkollimin e refugjatёve. Edhe hapa tё tjerё parashikon marrёveshja - pёrshpejtimin e negociatave me BE, udhёtime pa viza pёr qytetarёt turq dhe zgjatjen e unionit doganor me BE.
Qeveria turke kritikon, se 6 miliardё eurot nuk janё paguar plotёsisht, dhe BE edhe pikat e tjera tё marrёveshjes nuk po i pёrmbush si duhet. Komisioni Europian ka tjetёr qёndrim. Sipas tij janё livruar 6 miliardё dollarё, po jo drejtpёrdrejt nё arkat e shtetit turk, por tek organizatat humanitare qё trajtojnё refugjatёt.
BE e gatshme tё paguajё
Kancelarja Angela Merkel vizitoi nё janar Turqinё dhe foli me presidentin Erdogan pёr kёrkesёn e tij pёr rritjen e ndihmёs sё refugjatёve. Nё vitet e ardhshme BE do tё ofrojё edhe 4 miliardё euro tё tjera. Merkel u tregua e gatshme tё ndihmojё edhe nё ngritjen e strehimoreve tё reja pёr refugjatёt nё zonёn siriane tё pushtuar nga Turqia, sipas BE njё lёshim i madh qё i ёshtё bёrё Erdoganit. Nё vitet e kaluara, marrёveshja ka pasur efektin trembёs. Shumё refugjatё sirianё, qё e dinin se do tё zbarkonin e qёndronin nё ishujt grekё nuk e morёn rrugёn pёr tё shkuar nё Greqi.
Megjithatё edhe BE nuk i ka pёrmbushur asnjёherё plotёsisht pikat e marrёveshjes sё refugjatёve. Greqia, megjithё ndihmёn e madhe financiare dhe tё personelit nga Brukseli nuk ёshtё nё gjendje tё trajtojё shpejt kёrkesёn e refugjatёve nё tё ashtuquajturat „Hot Spots" nё ishujt grekё. Procedurat zgjasin me muaj apo vite. Si pasojё nё Turqi kthehen pak persona. Ndёrkohё qё afёr 20.000 refugjatёt qё gjenden nё ishujt lindorё grekё po jetojnё nё kushte gjithnjё e mё tё mjerueshme, si pёr shembull nё kampin e Morias nё Lesbos.
Nga ana tjetёr shumё vende tё BE nuk janё dakord tё pranojnё refugjatёt qё do vinin nga Turqia. „Nёse BE nuk e ndryshon shpejt kёtё, atёherё marrёveshja ka pёr tё dёshtuar", thotё Gerald Knaus, arkitekti i marrёveshjes sё refugjatёve. Knaus ёshtё sociolog e studiues i migracionit nё Austri, dhe ka kёshilluar BE gjatё krizёs sё refugjatёve nё vitin 2015 e 2016.
Reagime tё nervozuara nё BE
Nga ana tjetёr nuk duhet harruar, se nё Turqi veçanёrisht nё drejtim tё lirisё sё mendimit ka ndryshuar shumё gjendja nё vitet e fundit. Qeveria ndjek njё kurs tё ashpёr kundёr kritikёve dhe gazetarёve. Edhe qytetarё gjermanё janё nё burgim. Pas pёrpjekjes pёr puç ushtarak nё Turqi nё vitin 2016, marrёdhёnia e Turqisё me BE ёshtё ftohur tepёr. Por megjithё problemet nё zbatimin e saj, marrёveshja BE-Turqi pёr refugjatёt shihet si njё siguri pёr mospёrsёritjen e valёs sё refugjatёve nё vitin 2015 pёrmes itinerarit tё Ballkanit.
Po kaq tё nervozuara janё edhe reagimet, kur Turqia edhe njёherё tjetёr kёrcёnon me fundin e marrёveshjes. Qeveria bullgare ka deklaruar, se parashikon tё zhvendosё trupa shtesё nё kufij. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe kancelarja, Angela Merkel janё konsultuar pёrmes telefonit pёr gjendjen nё Turqi. Kancelarja ka folur nё telefon edhe me presidentin turk. Motoja: Respektim i marrёveshjeve dhe ruajtje e qetёsisё.