010911 Libyen Treffen Paris
1 Shtator 2011Ky është një sinjal i rëndësishëm politik menjëherë pas fillimit të konferencës ndërkombëtare për ndihmat për Libinë në Paris. Sanksionet ishin vendosur kundër regjimit të sundimtarit afatgjatë al-Gaddafi. Ndalimi për udhëtimin në BE të pjesëtarëve të familjes së Gaddafi-t, si dhe për bashkëpunëtorët e ngushtë e mbështetësit e despotit do të vazhdojë të mbetet në fuqi, bëhet e ditur.
Sarkozy thekson rolin e Francës dhe Britanisë së Madhe në Libi
Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy ka ftuar përfaqësues nga 60 vende në Paris, për t'u konsultuar së bashku mbi rindërtimin e qyteteve të shkatërruara në Libi. Sarkozy, duke u prononcuar lidhur me angazhimin e NATO-s në Libi, tërhoqi vëmendjen për rolin e Francës dhe të Britanisë së Madhe në këtë mision, duke tërhequr vëmendjen njëkohësisht, se SHBA-ja nuk do të angazhohet fort në Libi. Shprehimisht Sarkozy theksoi: "Për herë të parë qysh nga viti 1949 NATO është vendosur në shërbim të një koalicioni, që drejtohet nga dy vendet e vendosura evropiane, Britania e Madhe dhe Franca. Data e përzgjedhur është historike e madje ajo është zgjedhur pikërisht për këtë arsye. 40 vjet rresht diktatori i Libisë Muammar al-Gaddafi më 1 shtator festonte ardhjen e tij në pushtet. Këtëj e tutje kjo ditë duhet të kujtojë të ardhmen e një Libie demokratike."
Takimi zhvillohet në Paris
Fakti i zhvillimit të takimit në Paris ka të bëjë me rolin e Francës në luftën kundër Gaddafi-t. Franca bashkë me Britaninë e Madhe kanë kryer pjesën më të madhe të misionit ë NATO-s dhe më parë se të gjitha shtetet e tjera kanë njohur Këshillin e Tranzicionit të Rebelëve, sipërfaqësuesin legjitim të Libisë.
Sarkozy : angazhimi i NATO-s një ngjarje historike për Evropën
„Evropianët për herë të parë kanë dëshmuar, se janë në gjendje, të ndërhyjnë në formë të vendosur në një konflikt, i cili ndodh në prag të portës së Evropës. Sepse Libia është një vend mesdhetar. Mesdheu është së pari një çështje e evropianëve dhe më pas një çështje e amerikanëve“, theksoi Sarkozy.
Nëse dhe si mund ta ndihmojnë evropianët Libinë, kjo është e hapur. Nga konferenca në Paris nuk priten vendime konkrete, të paktën sa u përket ndihmave financiare. Ky takim nuk është konferencë donatorësh, këtë e theksoi zëdhënësi i qeverisë gjermane. Takimi ka më tepër karakter simbolik.
Autor: D. Junghans / V.Filaj-Ballvora (dpa, afp)
Redaktoi: Angjelina Verbica