BE hap proces gjyqёsor kundёr Hungarisё
26 Korrik 2019Gjykata Europiane nё Strazburg ёshtё aktivizuar, pasi ligji i ashtuquajtur "Stopp-Soros" nё Hungari ҁon nё kriminalizimin e ndihmёs pёr refugjatёt dhe kufizon edhe mё tej tё drejtёn e azilimit, vuri në dukje Komisioni i BE-sё. Brukseli do qё me padinё ndaj qeverisё sё djathtё nacionale tё kryeministrit Viktor Orban ta detyrojё atё, qё tё tёrheqё ligjin e diskutueshёm. Nё kёtё ligj pёrfshihet edhe rregullorja pёr tё ndaluar ndihmat pёr azikёrkuesit nё emёr tё njё organizate.
Punonjёsit e organizatave tё ndihmёs pёr refugjatё mund tё dёnohen me heqje lirie deri nё njё vit. Nёse Gjykata Europiane i jep tё drejtё Komisionit tё BE-sё, Hungaria mund tё ndёshkohet me gjoba tё detyrueshme, pёr t'i ndryshuar kёto rregullore tё diskuteshme. Kjo ёshtё padia e parё e Komisionit tё BE-sё nё Gjykatёn Europiane. Nё vitin 2017 Komisioni dy herё iu drejtua Luksemburgut nё njё rast pёr procesin e azilimit nё Hungari dhe nё njё rast tjetёr pёr ligjin e arsimit tё lartё.
Fushatё shpifjesh kundёr Sorosit
Qeveria e Orbanit kaloi nё parlament mё 2018 ligjin e ashtuquajtur "Stopp-Soros. Emёrtimi i ligjit me "Stopp Soros" i referohet miliarderit liberal nga SHBA George Soros. I mbijetuari i Holocaustit i lindur nё Hungari mbёshtet me fondacinet e tij humanitar njё sёrё organizatash civile, qё ndihmojnё refugjatёt dhe azilkёrkuesit. Qeveria hungareze e akuzon Sorosin, se po sjell njё numёr tё madh emigrnatёsh myslimanё nё Europё. Njё pllakatё e kritikuar nё mbarё BE-nё sё fundi shpif ndaj tij duke e cilёsuar si njё demon qё i fryn nё vesh presidentit tё Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker.
Komisioni i BE-sё vendosi gjithashtu, t'i drejtohet me njё shkresё Hungarisё, sepse njerёzve qё ndodhen nё procedurat e kthimit nё zonat hungareze tё tranzitit nuk u jepet ushqim. Shkresa udhёzuese ёshtё hapi i parё drejt njё procesi pёr shkelje procedurale.
lh/jj (dpa, afp, kna)