1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE pa marrëveshje për dalje nga kriza

8 Prill 2020

Bashkimi Evropian ende nuk ka ndonjë përgjigje të përbashkët ndaj krizës Corona. Bisedimet e ministrave të Financave të vendeve të BE përfunduan pa ndonjë kumtesë të përbashkët.

https://p.dw.com/p/3acdp
EU-Finanzministertreffen per Videoschalte
Fotografi: Imago Images/photothek/T. Imo

As pas negociatave të gjata mes ministrave të Financave të vendeve anëtare të BE, me video/konferencë, nuk u arrit ndonjë marrëveshje për të ndihmuar vendet ekonomisht më të dobëta në kohën e krizës Corona. Negociatat do të vazhdojnë, u tha të mërkurën në mëngjes. "Deri tani nuk ka kurfarë marrëveshjeje". Bisedimet janë ndërprerë natën e kaluar pa harmonizimin e ndonjë dokumenti të përbashkët dhe pa kumtesë me të cilën jepen shpresa për ndonjë marrëveshje të mundshme.

Më së shumti probleme të martën në mbrëmje ka pasur për shkak të kërkesës së Italisë për bono të përbashkëta Corona. Ndërkohë që mosmarrëveshje ka pasur edhe për shkak të kushteve për përdorimin eventual të mjeteve nga ombrella financiare e fondit për shpërtimin e Euros ESM. Deri tani nuk është e qartë nëse në këtë drejtim ka pasur ndonjë përparim. Shefi i Eurogrupit Mario Centeno e ka shtyrë konferencën me gazetarë. Pritet që sot (08.04)t'u drejtohet gazetarëve.

EU-Finanzministertreffen per Videoschalte
Fotografi: picture-alliance/ANP/B. Maat

Vendet e BE po kërkojnë një përgjigje të përbashkët për dalje nga kriza e rëndë ekonomike, si pasojë e virusit Covid-19. Deri tani vendet anëtare të BE kanë aprovuar programe ndihmash në vlerë prej biliona eurosh, ndërkohë që pritet që edhe BE të ndihmojë ekonominë e këtyre vendeve. Paratë do të sigurohen nga buxheti i BE si dhe Banka Qendrore Evropiane, e cila ka nisur një program gjigand në këtë drejtim. Por vendet e BE ende nuk kanë arritur marrëveshje për mënyrën e përdorimit të parave dhe për programet që duhen realizuar.

Instrumentet

Ministri gjerman i Financave Olaf Scholz ka kërkuar nga homologët e tij që të merren tri lloj instrumentesh për solidaritet: Linjat kreditore parandaluese të programit ESM për vendet e prekura shumë, si Italia. Krijimi i një fondi garantues për kreditë e sipërmarrjeve nga Banka Evropiane e Investimeve si dhe programi i propozuar nga Komisioni Evropian  për punë me orar të shkurtuar me emrin "Sure". Shefi i Eurogrupit Mario Centeno tha se ky rrjet garantues përfshinë rreth 500 miliardë euro.

Grindje ka pasur rreth kërkesave që BE të përgjithësojë borxhet, përmes të ashqutuajturave Corona- apo Recovery Bonds. Franca, Italia, Spanjë dhe disa vende të tjera kanë kërkuar që të merren parasysh edhe këto mundësi për kohën pas pandemisë. Gjermania, Holanda dhe disa vende të tjera ishin kundër. Kjo do të jetë një prej temave më të nxehta edhe në ditën e dytë të bisedimeve.

 

bc/kle/as (afp, dpa, rtr)