Bavari: Koncepti i sigurisë me ashpërsimin e masave
29 Korrik 2016Si konsekuencë nga sulmet në Vyrcburg dhe në Ansbah si dhe vrasjeve në amok në Mynih qeveria e landit të Bavarisë ka vendosur një koncept sigurie të emërtuar "siguri përmes forcës". Nga viti 2017 deri më 2020 çdo vit do të punësohen 500 policë e në këtë mënyrë 2000 nëpunës të ri gjithsej, tha ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann (CSU) në Gmund mbi Tegernsee. Veç kësaj do të përmirësohen pajisjet e policëve.
Më shumë mbikqyrje me video si dhe në internet
"Pa siguri nuk ka liri", tha Herrmann. Në Bavari shteti bën "gjithçka ka njeriu të mundshme" për sigurinë e qytetarëve. Ministri bavarez tha, se do të zgjerohet mbikqyrja me video e përveç kësaj do të shtohet prania e policisë në mediet sociale. Forcat e angazhuara vullnetarisht të rojes së sigurisë nga ndërkohë 770 do të dyfishohen në 1500.
Krahas kësaj partia kristiansociale në Bavari kërkon ashpërsimin masiv të politikës së sigurisë -ndër të tjera duke kërkuar që të zgjerohet i ashtuquajturi regjistrim profilaktik i të dhënave. Ngjashëm si operatorëve të telefonisë do të detyrohen edhe ofruesit e e-mailave dhe të rrjeteve sociale që të regjistrojnë të dhënat e komunikimit. Po ashtu afati i ruajtjes së të dhënave të regjistruara duhet të zgjatet "ndjeshëm" nga dhjetë javë që është aktualisht. "Terrorizmi islamik ka mbërritur tashmë në Bavari", tha Herrmann. "Ne luftojmë për më shumë kompetenca për shtetin ligjor", në mënyrë që ai të mos mbetet prapa dorasve.