1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bashkimi Evropian ndihmon palestinezët

Bernd Riegert19 Qershor 2006

Fitorja e Hamasit në pranverën e këtij viti futi në dilemë Bashkimin Evropian: si mund të ndihmohen palestinezët pa u mbështetur Hamasi radikal islamik i cili nuk njeh shtetin e Izraelit.

https://p.dw.com/p/ArLD
Para të BE-së për palestinezët
Para të BE-së për palestinezëtFotografi: AP

Nga korriku Bashkimi Evropian do të vë në dispozicion fillimisht për tre muajt e ardhshëm rreth 100 milionë euro ndihmë emergjente për rajonet palestineze. Këto të holla do të lëvrohen përmes tre rrugëve pa implimikimin e Autoritetet autonom palestinez të drejtuar nga Hamasi radikal Islamik, thuhet nga përfaqësuesit e Komisionit të BE-së në Bruksel.

Një program ekzistues i Bankës Botërore për financimin e sektorit të shëndetësisë do të zgjerohet më tej. Bashkimi Evropian dëshiron që në të ardhmen të paguajë drejtpërdrejt furnizimin me energji elektrike nga Izraeli dhe shërbimet e tjera sociale. Familjet palestineze në nevojë do të marrin ndihmat sociale drerjtpërdrejt në xhirolloogaritë e tyre private. Poashtu do të shtohet volumi i ndihmave humanitare të cilat shpërndahen nga vet Kombet e Bashkuara në rajon.

Kuarteti i Lindjes së Mesme pra Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Kombet e Bashkuara kanë miratuar në fundjavë mekanizmin financiar të përpiluar nga komisionerja e jashtme e BE-së Benita Ferrero Valdner. Ferrero-Valdner ka udhëtuar për në Izrael dhe rajonet autonome palestineze për t'i njoftuar palët personalisht me këtë plan. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat fillimisht ishin skeptike kanë miratuar këtë mekanizëm por nuk duan të paguajnë për të. Ndihmat e drejtpërdrejta prej rreth 70 milionë eurove nga të cilat është dashur të paguhen pagat e punëtorëve të shërbimeve publike dhe me tej mbeten të ngrira.

Bashkimi Evropian filloi bojkotin e tij në mars të këtij viti pasi që qeveria e Hamasit refuzoi të njoh Izraelin dhe procesin paqësor.

Ministri i jashtëm palestinez Mahmud Sahar përshëndeti ndihmën e re të paralajmëruar për popullatën por kritikoi njëkohësisht bojkotin e qeverisë së tij. Presidenti i palestinezëve Mahmud Abaz ndihmën e BE-së e quajti hap në drejtimin e duhur por jo edhe të mjaftueshëm sa duhet. Vitin e kaluar Bashkimi Evropian pat lëvruar rreth 500 milionë euro në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Pas tre muajsh do të rishqyrtohet edhe njëherë fondi i ndihmave. Bashkimi Evropian do të konstatoj pastaj se a mjafton ky fond dhe sa ka arritur të anashkalohet me të qeveria e Hamasit. Vuajtjet e palestinezëve duhet të pakësohen pa hequr dorë nga presioni ndaj Hamasit, thuhet në Bruksel. Programi botëror i ushqimit i Kombeve të Bashkuara vlerëson se rreth dy milionë palestinezë mund të mbijetojnë vetëm me ndihmat e huaja.