1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ban Ki Moon: KS i OKB-së të marrë një vendim të drejtë dhe të ndershëm për Kosovën

12 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AxeD

Nju Jork: Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon angazhohet për një zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet ta ketë të mundur që të marrë një vendim të drejtë dhe të ndershëm, i cili do të orientohej në rekomandimet e të dërguarit Martti Ahtisari, tha Ban Ki Mon. Këshilli i Sigurimit nuk duhet të humbasë shumë kohë me sqarimin e statusit të ardhshëm të Kosovës, tha Ban para gazetarëve në Nju Jork.