1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni i Mynihut kualifikohet për në çerekfinale

dpa/era11 Mars 2009
https://p.dw.com/p/H9lB
Traineri i Bajernit, Jürgen Klinsman në Allianz Arena të Mynihut
Traineri i Bajernit, Jürgen Klinsman në Allianz Arena të MynihutFotografi: picture-alliance/ dpa

Skuadra e Bajernit të Mynihut është kualifikuar për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve duke mundur ekipin portugez Sporting Lisbona me rezultat 7 me 1. Ndeshja është zhvilluar të martën në mbrëmje në Allianz Arena të Mynihut. Bavarezët e kishin të siguruar kualifikimin që nga ndeshja e parë e zhvilluar në Lisbonë, ku patën fituar me rezultat 5-0, mirëpo të zgjedhurit e Jurgen Klinsmanit i argëtuan tifozët vendas në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar plot shtatë gola. Në çerekfinale janë kualifikuar ndërkohë edhe Çelsi, Liverpuli dhe Villareali. Skuadra e Villarealit mundi mbrëmë ekipin grek Panathinaikos në Athinë, me rezultat 2-1.