1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni i Mynihut del nga gara në Ligën e Kampionëve

DW12 Prill 2007

Oliver Kahn: Milani ekipi më i fortë në Europë

https://p.dw.com/p/AsIb
Oliver Kahn
Oliver KahnFotografi: AP

Pas ekipeve Manchester United dhe Chelsea mbrëmë u identifikuan edhe dy gjysmëfinalistët e tjerë në Ligën e Kampionëve. Gjermanët e Bajernit të Mynihut humbën 0:2 në fushën e tyre kundër Milanit. Portieri i ekipit të Bajernit Oliver Kahn pas ndeshjes u shpreh:

"Sot kam parë ekipin më të fortë në Europë dhe unë për vite me rradhë kam luajtur kundër të gjitha, vërtet të gjitha ekipeve të mira. Syri im nuk gabon. Futbolli që luajti Milani është maksimumi, niveli më i lartë teknik. Dhe natyrisht Milani është për mua favorit për kupën e Ligës së Kampionëve."

Si ekipi i tretë nga Premier League-a angleze merr pjesë në konkurrim Liverpool-i. Ky mundi 1:0 holandezët e PSV Eindhoven-it. Ndeshjet e radhës luhen më 24 dhe 25 prill.