1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bajerni dhe Dortmundi, gjysëmfinalistë në Champions Leagues

dpa / Mimoza Kelmendi11 Prill 2013

Dy ekipe gjermane dhe dy spanjolle do të përballen në gjysëmfinalen e Ligës së Kampionëve. Pritet me interes shorti i së premtes.

https://p.dw.com/p/18E1F
Champions League -ekipi i Bajernit fiton ndaj ekipit Juventus
Champions League - ekipi i Bajernit fiton ndaj ekipit JuventusFotografi: picture-alliance/dpa

Ekipet: Bajern i Mynihut dhe Barcelona kompletojnë katërshen e skuadrave gjysmëfinaliste të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Tashmë janë dy ekipe gjermane që do të përballen në gjysëmfinalen e këtij evenimenti sportiv të futbollit në Europë. Pas fitores që patën arritur në ndeshjen e parë në fushën e tyre, bavarezët nuk e patën të vështirë të mundnin me dy gola në ndeshjen e kthimit ekipin italian, Juventus. Djemtë e Jupp Heynckes fituan edhe në “Juventus Stadium” 0-2, duke e çuar rezultatin në total 4-0. Mario Mandzukic në pjesën e parë dhe Claudio Pizarro në minutën e 92-të, shkatërrojnë ëndrrën europiane të kampionëve të Italisë.

Champions League - Borussia Dortmund fiton ndaj ekipit Malaga
Champions League - Borussia Dortmund fiton ndaj ekipit MalagaFotografi: picture-alliance/dpa


Ndërkohë, ekipi spanjoll FC Barcelona arriti në ndeshjen e së mërkurës (10.04.2013) vetëm barazim 1:1 ndaj ekpit francez Paris SG, që si pasojë u eliminua pas dy barazimeve, 2-2 në “Parc de Prince” dhe 1-1 në “Camp Nou”. Pas këtyre ndeshjeve zbardhen të katër skuadrat gjysmëfinaliste të Champions League-s, që janë dy gjermane, Borussia Dortmund dhe Bajern i Mynihut dhe dy spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona. Të martën (09.04.2013 ) ishte ekpi gjerman i Dortmundit që u kualifikua, falë mrekullisë që ndodhi në dy minutat e fundit të ndeshjes me Malagan për të arritur fitoren e duhur.
Tashmë pritet shorti i së premtes (12.04.2013) për të mësuar se si do të përballen këto katër skuadra.