Katër të vdekur në sulmin në Münster, mes tyre edhe shoferi
7 Prill 2018Pas tragjedisë në qytetin e Münsterit qeveria gjermane ka shprehur ngushëllimet për viktimat. Zëvendvëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer shkroi në twitter: "Lajme të tmerrshme vijnë nga Münsteri. Mendimet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre."
Edhe ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, (CSU) reagoi i tronditur „Jam me mendje tek viktimat dhe të afërmit e miqtë e tyre“, u shpreh Seehofer.
Ndërsa ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley falënderoi trupat e ndihmës së shpejtë për ndërhyrjen. Edhe kryetarja e grupit parlamentar socialdemokrat, Andrea Nahles u shpreh e tronditur. "Jam e shokuar nga lajmet që vijnë nga Münsteri", shkroi ajo duke theksuar se shpreson që autoritetet të zbardhin shpejt rastin. Kryebashkiaku i qytetti, Markues Lewe është shprehur, se „i gjithë Münsteri mban zi për këtë tragjedi të tmerrshme.
Autoritetet janë të mendimit, se bëhet fjalë për një sulm terrorist, por ende policia po punon për zbardhjen e rastit. „Po hetojme në të gjitha drejtimet tha një zëdhënës. Policia po heton, nëse ka pasur persona të tjerë brenda në mikrobus që mund të jenë larguar.
Katër të vdekur dhe 30 të plagosur. Ky është bilanci i një sulmi me automjet në lagjen e vjetër të të qytetit të Münsterit, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane. Mes viktimave edhe autori i sulmit. Sipas policisë, shoferi ka qëlluar veten. Tragjedia ndodhi në një restorant tradicional të frekuentuar Kiepenkerl, mjaft i preferuar tek të qytetarët e Münsterit dhe turistët. Në ditë me mot të mirë restoranti është një pikë takimi për shumë vetë.
la/(dw,dpa)