1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Australi: Disa të plagosur nga goditje me thikë në Sidnei

15 Prill 2024

Disa vetë morën "plagë jo të rrezikshme për jetën" pasi i goditën me thikë në një kishë në perëndim të Sidneit, tha policia. Autoritetet kanë arrestuar një të dyshuar.

https://p.dw.com/p/4en6x
Australia Stabbing
Fotografi: Rick Rycroft/AP/picture alliance

Disa njerëz u plagosën në goditje me thikë në një kishë në Sidnej, tha policia të hënën. Sulmi ndodhi në periferinë perëndimore të qytetit më të populluar të Australisë.

Çfarë dihet për goditjen me thikë?

Agjentët thanë se ata arrestuan një burrë që po bashkëpunonte me ta në hetim.

Goditja me thikë ndodhi gjatë një shërbimi fetar në kishë. Një video e përhapur në rrjetet sociale tregon një burrë që i afrohet një kleriku në altarin e kishës dhe duket se e godet me thikë vazhdimisht.

Mediat lokale e identifikuan vendin si Kisha e Bariut të Mirë, në periferi të Wakeley-t, që ndodhet rreth 30 km në perëndim të rrethit qendror të biznesit të Sidneit. Kongregacioni i përket Kishës Asiriane të Lindjes, e bazuar tradicionalisht në zonat e Lindjes së Mesme dhe Indisë jugore.

Australien Sydney-Wakeley | Messerangriff in Kirche
Fotografi: DAVID GRAY/AFP

"Një reagim i gjerë i policisë është duke u zhvilluar dhe i bëhet thirrje publikut që të shmangë zonën”, tha policia. Sipas policisë viktimat kanë pësuar "lëndime jashtë rrezikut për jetën” dhe po trajtohen me autoambulanca.

Të hënën në vendngjarje shkuan 11 autoambulanca.

Katër persona, përfshirë peshkopin e kishës, u plagosën në sulm. Agjencia e lajmeve Agence-France Presse citoi shërbimin e ambulancës duke thënë se katër viktimat ishin burra midis moshës 20 dhe 70 vjeç.

kalimtare vendosin lule
Fotografi: Rick Rycroft/AP/picture alliance

Shërbimi i ambulancës shtetërore të Uellsit të Ri Jugor tha se një burrë 50-vjeçar u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Tre të tjerët janë trajtuar në vendngjarje.

Sulmi vjen vetëm disa ditë pasi një burrë 40-vjeçar vrau me thikë gjashtë persona dhe plagosi 12 të tjerë në një qendër tregtare në Bondi Junction, në lindje të Sidneit. Nuk ka asnjë tregues që të dy ngjarjet janë të lidhura.

aud (sdi/AFP, Reuters, AP)