1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

9 Qershor 2023

Azilkërkuesit që nuk kanë shanse për t’u pranuar këtej e tutje do të verifikohen e do të kthehen që në kufi. Rregullat e BE-së për azilin do të vlejnë vetëm për një numër të vogël azikërkuesish.

https://p.dw.com/p/4SMJT
Refugjatë që mbërrijnë me barka në Itali
Refugjatë që mbërrijnë me barka në Itali Fotografi: Francisco Seco/AP Photo/picture alliance

Gjatë gjithë ditës të enjten (07.06.2023) 27 ministrat e brendshëm të vendeve të BE-së diskutuan në Luksemburg për të arritur miratimin e reformës së zgjeruar të procedurës së azilit që është përgatitur prej viteshsi dhe për migracionin e kontrolluar. "Ka dritë në fund të tunelit", tha një i deleguar gjatë bisedimeve që zgjatën rreth 12 orë. Presidentja suedeze e Këshillit Maria Malmer Stenergard e ndërpreu tri herë mbledhjen dhe pas qendrimeve refuzuese të delegacioneve teksti i marrëveshjes u ndryshua disa herë.

Maria Malmer Stenergard, presidentja suedeze e këshillit të ministrave
Maria Malmer Stenergard, presidentja suedeze e këshillit të ministraveFotografi: Alexandros Michailidis/European Council/dpa/picture alliance

Më në fund shtetet më të mëdha të BE-së si Gjermania dhe Italia ranë dakord, por jo vendet më të vogla. Vendimi në fund u mor me shumicë të kualifikuar nga vendet që përfaqësojnë 65 përqind të popullsisë së BE-së dhe jo njëzëri. Kundër votuan Polonia dhe Hungaria, që vazhdojnë të refuzojnë rregullat e një politike të përbashkët migracioni në BE.

Të pranosh azilkërkues ose të paguash

Ministrja e Brendshme nacionalkonservatore e Polonisë, Mariusz Kaminski p.sh. deklaroi, se Polonia nuk do të paguajë zhdëmtim në një fond të BE-së për azilkëkruesit e refuzuar. Ky zhdëmtim, 20.000 euro për azilkërkues, është i nevojshëm sipas rregullave të reja të solidaritetit, në rast se një vend nuk pranon aq azilkërkues, sa do të duhej të ishte e përballueshme nisur nga numri i popullsisë që ka.

Ekspertja e migracionit Helena Hahn nga Think Tank "European Policy Centre" shpreh dyshim, nëse ky sistem i ri do të ketë sukses: "Ne e pamë në fund, se marrëveshja has në rezistencën e disa vendeve anëtare si Polonia. Këto vende thonë, se kostot janë shumë të larta. Ndaj pritet që të ketë më shumë opozitë ndaj marrëveshjes."

Takimi i 27 ministrave të brendshëm të BE në Luksemburg
Takimi i 27 ministrave të brendshëm të BE në Luksemburg Fotografi: Alexandros Michailidis/European Council/dpa/picture alliance

Më pak shanse për kuotat e pranimit nën 20 përqind

Pavarësisht opozitës masive ndaj "solidaritetit të detyrueshëm" me vendet e mbingarkuara si Greqia, Italia, Qiproja dhe Malta, ministrja e Jashtme e Gjermanisë ,Nancy Faeser e konsideron vendimin në Luksemburg si vendim "historik", i cili nuk qe i lehtë për askënd. Ministrja pranoi, se në radhët e koalicionit qeverisës në Gjermani të përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët janë të diskutueshme procedurat e përshpejtuara të azilit në kufijtë e jashtëm të BE-së.

Me këtë procedurë të përshpejtuar maksimumi brenda 12 javësh ata që kërkojnë azil duhet të verifikohen dhe nëse nuk kanë argumenta bindëse për aplikimin e tyre, sepse vijnë nga një vend i sigurt do të kthehen menjëherë. Kjo prek ata që vijnë nga vende, ndaj të cilave kuota e pranimit në nivel të BE-së është nën 12 përqind, konkretisht kjo ka të bëjë me azilkëkrues që vijnë nga Pakistani, Shqipëria dhe nga disa vende të tjera afrikane.

Rregullat e miratuara tani nga këshilli I ministrave do të miratohen me Parlamentin e BE-sëderi në fund të këtij viti. Nëse procedura e mëtëjshme ligjore do të kalojë pa pengesa duke u miratuar nga parlamentarët përpara pranverës së zgjedhjeve të BE-së në qershor, atëherë rregullat hyjnë në fuqi qysh vitin e ardhshëm.

 

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE