1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arrestohet aktivisti i njohur për të drejtat e njeriut, Liu Xiaobo

Petra Aldenrath10 Dhjetor 2008

Ka zëra se autori dhe kryetari i PEN-klubit kinez do të dalë para gjyqit. Organizatat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë protestuar kundër arrestimit.

https://p.dw.com/p/GD9B
Aktivistë për të drejtat e njeriut në Kinë
Aktivistë për të drejtat e njeriut në KinëFotografi: AP

Vëzhgim i përditshëm. kjo ka qenë pjesë normale e jetës së Liu Xiaobo. Telefonat e tij përgjohehsin, edhe ia vetë ndiqej. Liu Xiaobo punonte si profesor letërsi në Pekin. Pas pjesëmarrjes në lëvizjen demokratike të 1989 ai u vu në fokus të sigurimit shtetëror.

Liu Xiaobo, ish profesori i filozofisë në Universitetin e Pekinit
Liu Xiaobo, ish profesori i filozofisë në Universitetin e PekinitFotografi: Reporter ohne Grenzen

Megjithatë Liun Xiabo vazhdoi të angazhohej. Si president dhe autori i shoqatës kineze të shkrimtarëve PEN, ai ngriti zërin për më shuëm demokraci dhe respektim të të drejtave të njeriut në vend. 53 vjeçari ishte i ndërgjegjshëm se me këtë ai rrezikonte lirinë e tij. "Që nga vitet 80-të unë jam një intelekzual me botëkuptim të lirë. Nuk e kam ndryshuar ndonjëherë besimin tim. Dua të mbetem një njeri i drejtë dhe me dinjitet megjithë sistemin kinez. Kur shkruaj artikujt e mi pa dyshim që bie në konflikt me qeverinë. Por kjo është zgjedhja ime. Do ta paguaj çmimin për këtë."

Së bashku me 300 intelektualë kinezë, Liu Xiaobo para ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kishte nënshkruar një apel për më shumë demokraci dhe liri. Pak pas këtij apeli Liu Xiaobo u arrestua. Banesa e tij i kontrollua, dhe kompjuteri u konfiskua. Ka zëra se Liu Xiaobo mund të para gjyqit për minim të pushtetit shtetëror.