Armëpushimi merr fund
8 Gusht 2014Pas përfundimit të armëpushimi triditor mes Izraelit dhe militantëve palestinezë luftimet në Rripin e Gazës u ndezën sërish. Sipas njoftimeve të ushtrisë izraelite njësi ekstremistësh palestinezë qëlluan të premten në mëngjes breshëri predhash dhe granatash ndaj Izraelit jugor. Ushtria izraelite u përgjigj me sulme ajrore ndaj të ashtuquajturave "objektivë terroristë" në Rripin e Gazës.
Ndërprerje e bisedimeve
Pas rishpërthimit të luftimeve Izraeli i ndërpreu bisedimet me palestinezët për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës. Ne nuk do të negociojmë nën krimat e armëve të zjarrit, tha një përfaqësues i qeverisë në lidhje me bisedimet në Egjipt. Hamasi radikal islamik e kishte refuzuar zgjatjen e armëpushimit triditor në emër të të gjithë grupimeve palestineze. Sipas njoftimeve të radios izraelite kryeministri Benjamin Netanjahu dha urdhër për një "reagim të fortë".
Frikë nga një rifilli i luftës
Në radhët e popullsisë në Gaza po shtohet tani frika për një rifillim të luftës, e cila që ndërprerë për tri ditë prej armëpushimit. Sipas dëshmitarëve okularë qindra palestinezë po largohen sërish nga shtëpitë e tyre në Gaza. Shumica e këtyre familjeve ishin kthyer në lagjet e tyre gjatë armëpushimit, që përfundoi të premten në mëngjes.