1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arkat greke megjithë rritjen e taksave bosh

PP (dpa, rtr, ap)30 Maj 2016

Shkurtime masive të pensioneve, rritje e taksave nga çamçakëzi deri tek pronat dhe arkat greke megjithatë janë bosh.

https://p.dw.com/p/1Iwmh
Fotografi: Reuters/C. Hartmann

Grekët i detyrohen shtetit të tyre aktualisht rreth 87 miliardë euro taksa të papaguara. Kjo del prej analizave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). E përditshmja e Athinës "Kathimerini" njoftoi po ashtu se kohët e fundit ka sidomos mjaft punonjës civilë që kanë kërkuar dalje të parakohëshme në pension për t'u shpëtuar kështu shkurtimeve të planifikuara të pensioneve në kuadrin e reformave të qeverisë Tsipras. Deri tani janë paraqitur rreth 40.000 kërkesa të tilla dhe deri në fund të vitit numri mund të shkojë deri në 80.000 shkruan "Kathimerini". Qeveria greke ka rënë dakord në negociatat me kreditorët për një lloj klauzole mbrojtëse për pensionet ekzistuese dhe shkurtimet e pensioneve do të hyjnë në fuqi vitet e ardhshme.

Griechenland Geldautomat außer Betrieb
Fotografi: Getty Images/AFP/L. Gouliamaki

Niveli i taksave të papaguara në Greqi përbën një rekord evropian: grekët sipas raportit kanë paguar nga 100 euro detyrime tatimesh vetëm 45 euro - një vlerë kjo e cila që nga fillimi i krizës në vitin 2010 po bie në mënyrë të vazhdushme, edhe pse shumë taksa janë rritur.

Sa rreth gjysma e prodhimit aktual të ekonomisë

87 miliardë euro korrespondojnë me rreth gjysmën e prodhimit aktual të ekonomisë greke. Por përmasat e detyrimeve tatimore kanë shkaqe të tjera, thuhet në raport, sepse rrethi vicioz i mosshlyerjes së detyrimeve tatimore nuk lidhet vetëm me evazionin fiskal. Edhe autoritetet tatimore greke vazhdojnë të jenë joefikase në mbledhjen e taksave. Gjithashtu, shumë njerëz thjesht nuk kanë më para për të paguar detyrimet e tyre tatimore.

Shumë njerëz nuk kanë më para për paguar detyrimet e tyre tatimore
Shumë njerëz nuk kanë më para për paguar detyrimet e tyre tatimoreFotografi: picture alliance/Pacific Press Agency/M. Debets

FMN-ja kërkon të mbështesë me të dhënat e publikuara qëndrimin e saj që Greqia nuk mund të ngrihet dhe të ecë përsëri në këmbët e saj, pa një falje të borxheve, shkruan "Katimerini". Një hap i tillë, prej të cilit kreditorët do të humbisin një pjesë të parave që i kanë dhënë Greqisë hua, nuk është deri tani pjesë e marrëveshjeve.