1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Arabia Saudite kundёr Katarit dhe Iranit

Diana Hodali
7 Qershor 2017

Shtetet e Gjirit Persik distancohen prej Katarit, pasi e akuzojnё atё pёr mbёshtetje tё terrorizmit. Por vallё synohet vёrtetё lufta kundёr terrorizmit apo ka ndonjё tjetёr aspekt qё e shqetёson Arabinё Saudite?

https://p.dw.com/p/2eDhB
Katar - Doha Skyline (Imago/)
Fotografi: Imago

Presidenca e SHBA-sё njoftoi, se presidenti Donald Trump do tё pёrpiqet pёr zbutjen e situatёs nё Gjirin Persik. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrain dhe Egjipti tё hёnёn (05.05) ndёrprenё marrёdhёniet diplomatike me emiratin Katar. SHBA "nuk duan qё kjo thyerje tё vazhdojё" mes vendeve tё Gjirit Persik, deklaruan pёrfaqёsues tё qeverisё Trump. Ndaj synohet qё nё njё takim tё mundshёm marrёdhёniet "tё sillen nё drejtimin e duhur", u tha.

Ndёrkohё qё presidenti i SHBA-sё Trump e pёrcaktoi vet kёtё drejtim gjatё vizitёs sё tij tё parё jashtё vendit nё maj nё Riad duke i forcuar krahёt Arabisё Saudite: Trump nё fjalimin e tij akuzoi armikun kryesor tё Riadit Teheranin pёr mbёshtetje tё terrorizmit. "Irani financon, armatos dhe pёrgatit terroristё, mercenarё dhe grupe tё tjera ekstremiste", tha presidenti i SHBA-sё. Gjithashtu ai tha, se shtetet arabe duhet tё sigurojnё, "qё terroristёt tё mos gjejnё asnjё vend tё sigurtё nё territoret e tyre".

Akuza: Mbёshtetje terrorizmit

Mbreti Salman Ibn Abd-Aziz u shpreh i entuziazmuar prej nismёs sё Trumpit, pёr farkёtimin e njё fronti tё ri kundёr Iranit. E kёtё tani e ndjeu i pari emirati i vogёl Katar:

Pёrse? Arsyeja zyrtare pёr prishjen me Dohan formulohet: Katari mbёshtet terrorizmin e tё ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), vёllazёrinё myslimane, Hamasin palestinez si dhe grupet terroriste nё Lindjen saudite nё rajonin Katif dhe nё Bahrain. Riad, Abu Dhabi, Manama dhe Kajro e akuzojnё kёtё emirat, se po rrezikon stabilitetin dhe sigurinё nё Gjirin Persik. Presidenti i SHBA-sё Trump veprimin kundёr Katarit nё njё mesazh nё twitter e konsideron "ndoshta fillimi i fundit" tё terrorizmit tё tmerrshёm. Ai thotё, se gёzohet, qё vizita ne tij nё Riad ia vlejti duke pasur efekt kaq shpejt. Megjithatё duket se zyrtarisht nuk synohet aq terrorizmi, se sa raporti i Katarit me Iranin. Ky raport ёshtё veҁanёrisht pёr Arabinё Saudite njё halё nё sy.

Katar nach dem Boykott
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/Doha News

Rivalё tё vjetёr - rivalё tё rinj

Prej kohёsh Riadi akuzon fqinjin e vet shiit Iranin, se pёrzihet nё punёt e brendshme tё mbretёrisё sunite, pёr ta destabilizuar atё dhe pёr tё zgjeruar rolin e vet nё Lindjen e Mesme. Arabia Saudite i druhet kёsaj edhe sepse minoriteti i margjinalizuar shiit nё lindje tё Arabisё Saudite mund tё ndihet i inkurajuar pёr tё nisur njё kryengritje - e pikёrisht atje, ku ndodhen rezerva tё rёndёsishme nafte. Edhe Bahrain ka shqetёsime nga influenca e tepёrt e shiitёve nё Iran, ndonёse udhёheqja e vendit ёshtё sunite, pjesa mё e madhe e popullsisё ёshtё shiite. Gjithashtu Irani e ka ndryshuar nё masё influencёn e vet nё Irak dhe nё Siri gjatё luftёs nё Siri. Arabia Saudite ndihet mё shumё se kurrё e rrethuar.

Nё botёn arabe Arabia Saudite ka krijuar prej kohёsh aleatё tё rёndёsishёm:  Emiratet e bashkuara arabe ndodhen nё anёn e Riadit. Mbretёria dominon nё kёshillin kooperues tё Gjirit Persik(GCC). Edhe Egjipti i qeverisur nё mёnyrё autokratike, qё varet prej ndihmave financiare prej miliardash tё sauditёve, tregohet si njё partner i besueshёm.  Ndonёse Egjipti vitin e kaluar i ka intensifikuar marrёdhёniet me Teheranin - e kjo nё fakt ngjall pakёnaqёsi nё Arabinё Saudite.

Katar Emir Scheich Tamim bin Hamad Al-Thani
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/O. Faisal

Katari - Qendrim i mёvetsishёm politik

Qendrimi i mёvetsishёm politik i emiratit tё vogёl Katar me mё pak se tre milionё banorё prej kohёsh e ka shqetёsuar Arabinё Saudite. Nёn sheikun Hamad bin Khalifa Al Thani marrёdhёniet me Iranin janё forcuar dukshёm mes viteteve 1995 dhe 2013. Djali i tij me sa duket ёshtё kujdesur pёr kёto marrёdhёnie - e kjo nuk tё befason, sepse Katari dhe Irani pretendojnё se kanё rezervat mё tё mёdha tё naftёs nё rajonin e Gjirit Persik, fushёn e gazit South-Pars, tё cilёn e ndajnё mes tyre. Por megjthatё deri mё tani Irani nuk e ka pasur aleat Katarin. Riadi e akuzon Dohanё, se prej kohёsh vendos interesat e veta para atij tё kёshillit tё kooperimit tё Gjirit Persik.

Kёsaj i shtohet edhe fakti, se sheiku Hamad bin Khalifa me themelimin e televizionit panarab Al-Jasira i ka dhёnё vendit njё theks modern dhe vetёdije politike. Ky televizioni shfaqi i pari pamjet e lёvizjeve tё para tё protestёs mё 2011 gjatё tё ashtuquajturёs pranvera arabe, gjё qё shkaktoi indinjatё nё Riad. Katari nё programin e kёtij televizioni nuk e fshihte qё ishte nё anёn e vёllazёrisё myslimane. Nё sytё e klerit saudit vёllazёria myslimane kёrcёnon pretendimin pёr pushtet tё vahabitёve.

Ka pak gjasё, madje as nuk ёshtё vёrtetuar, qё Katari tё mbёshtesё IS-in, i cili pjesёrisht i referohet ideologjisё sё vahabitёve. Por dihet, qё persona privat nga Katari si dhe disa sauditё i kanё dhёnё para IS-it.

A kёrcёnon rrёzimi i dinastisё?

Fakti qё Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti tani i kthejnё krahёt Katarit, nuk ёshtё vetёm njё kёrcёnim, por edhe synim qё ky vend tё vihet nё pozitё tё vёshtirё. Katari varet nё masё prej importeve, kryesisht tё produkteve ushqimore nga  Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shoqёria ajrore "Qatar Airways" nuk lejohet mё tё ulet e tё ngjitet nё asnjёrin prej kёtyre vendeve.

Nё njё letёr zyrtare Arabia Saudite i ka mohuar legjitimitetin fetar dinastisё sunduese Al-Thani. Ekspertёt e vlerёsojnё kёtё si njё thirrje pёr rrёzim. Emiri i Katarit ndodhet nё krizёn mё tё thellё tё dinastisё sё tij. Nё tё kundёrt Arabia Saudite ndihet e inkurajuar prej mbёshtetjes sё Trumpit, aq sa do ta bindё Uashingtonin qё ta tёrheqё nga Katari bazёn gjigante tё aviacionit ushtarak. Pyetja qё shtrohet tani ёshtё, se si pikёrisht Trump do ta zbusё tani krizёn pas vizitёs sё tij nё Riad.