1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Amnesty International kritikon BE-në

19 Janar 2017

Shtetet e BE-së duhet ta luftojnë terrorizimin, por ato duhet ta bëjnë këtë "në mënyrë legale dhe të përshtatshme" - thekson organizata "Amnesty International".

https://p.dw.com/p/2W1Ue
Amnesty International Protest gegen Polizeigewalt in der Türkei 2013 in Berlin
Fotografi: picture-alliance/dpa/N. Armer

Sipas mendimit të aktivistëve për të drejtat e njeriut në luftë kundër terrorizmit shtetet e BE-së po largohen nga parimi "ne duhet të kujdesemi për sigurinë, në mënyrë që njerëzit të shijojnë të drejtat e tyre" dhe po drejtohen më tepër nga motivi "ne duhet t'u kufizojmë njerëzve të drejtat për t'u kujdesur për sigurinë e tyre."  

Autorja e studimit të organizatës "Amnesty International", Julia Hall, tha në një interviste se kjo organizatë e kritikon këtë qëndrim, por se kjo nuk do të thotë që shtetet nuk duhet ta luftojnë terrorizimin. "Qeveritë janë të detyruara ti mbrojnë qytetarët, por këtë duhet ta bëjnë me mjete legale dhe të përshtatshme." - tha Julia Hall.

Franca, Hungaria, Polonia, Britania e Madhe, Gjermania apo Luksemburgu kanë nxjerrë nxjerrë pas akteve terroriste ligje kufizuese, apo që u japin qeverive të drejta të tilla që u ngjajne atyre të rasteve të gjendjes së jashtëzakonshme.

Deutschland Übung der Bundespolizei
Fotografi: picture-alliance/dpa/W. Kumm

Në Gjermani shërbimet sekrete lejohen të përgjojnë gjerësisht komunikimin përmes sms-ve dhe telefonatat, kritikon  "Amnesty International". Ky ligj i miratuar së fundi kritikohet si nga "Amnesty International" edhe nga ekspertët e Këshillit të Evropës dhe ekspertët e pavarur të OKB-së.

Kështu, ndërsa Amnesty ankohet se muri mbrojtës i të drejtave themelore i ngritur me aq mundim po prishtet tani duke i hequr "gur pas guri", vendet e BE-së duhet të vazhdojë të merret me pyetjen se si mund t'i mbrojnë qytetarët e tyre në mënyrë efektive kundër terrorizmit. Gjë që është vërtet një akt i vështirë balance.

Küstner, Kai