Alexander Rhotert
Poiltolog i specializuar në ish-Jugosllavi/Ballkanin Perëndimor
Ka punuar në vitet 1991-1998 për Institutin e Evropës Lindore, Otto Suhr, pranë Universitetit të Lirë të Berlinit (FU Berlin), ka bërë studime kërkimore në Sekretariatin e Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork (1996)
më pas ka punuar në Shtabin Ndërkombëtar në Selinë e NATO-s në Bruksel (1996-97). Nga viti 1997 deri në vitin 2016 ai ka punuar për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për Misionin Monitorues të BE-së (EUMM) dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Bosnje-Hercegovinë. Atje është përfshirë në zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit si Shef Kabinetit dhe Këshilltar Special në Stafin e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) dhe si Zëvendëskomisioner për Ribashkimin e Qytetit të Mostarit (MIU) gjatë administrimit të Lord Paddy Ashdown.Rhotert hulumton për ish-Jugosllavinë që nga viti 1991 dhe ka punuar në pozicione të ndryshme për OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe Përfaqësuesin e Lartë (OHR) në Bosnje-Hercegovinë.