1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Akuza të rënda ndaj ekuipazhit të tragetit të përmbytur

Bahri Cani/dpa,dw21 Prill 2014

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun Hye ka akuzuar rëndë ekuipazhin që drejtonte tragetin. Sipas saj, ekuipazhi nuk ka vperuar si duhet dhe meriton dënim.

https://p.dw.com/p/1Blee
Park Geun Hye
Park Geun HyeFotografi: REUTERS

Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun Hye theksoi se sjellja e kapitetin të tragetit dhe disa anëtarëve të tjerë të ekuipazhit "është për mendjen e shëndoshë plotësisht e pakuptueshme". "Sjellja e tyre ka qenë si një vepër vrasjeje, gjë që në asnjë mënyrë nuk mund të tolerohet", deklaroi Park në Seul, njofton Agjencia e lajmeve Yonhap.

Kapiteni Lee Jun-Seok
Kapiteni Lee Jun-SeokFotografi: Reuters

Kapiteni 69-vjeçar dhe gjashtë anëtarë të tjerë të ekuipazhit që drejtonte tragetin, janë arrestuar dhe dyshohen për shkelje të rënda të detyrave, që si pasojë ka pasur vdekjen e qindra personave të pafajshëm. Ndër të arrestuarit është edhe oficerja e tretë në bord, e cila e ka drejtuar tragetin në momentin e fatkeqësisë së rëndë. Sipas disa burimeve, oficerja nuk ka pasur pothuajse kurfarë përvoje në drejtimin e tragetit.

Dëshmitarët okularë njoftojnë se kapiteni dhe shumë anëtarë të bordit e kanë lëshuar anijen para udhëtarëve, të cilët në masë të madhe kishin mbetur të ngujuar. Trageti "Sewol" është fundosur të mërkurën e kaluar, në mometin kur po lundronte me 476 pasagjerë - ndër ta 339 nxënës dhe mësuesit e tyre. 174 persona kanë shpëtuar, ndërkohë që deri tani janë nxjerrë trupat e pajetë të mbi 60 personave. Si të zhdukur llogariten edhe 238 persona, shumë prej tyre nxënës. Ndërkohë janë zhdukur pothuajse të gjitha shpresat se ndonjë prej tyre e ka mbijetuar.