1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksioni i Izraelit preku për fat të keq të gjithë palestinezët pa dallim

ADD25 Janar 2008

Gjendja në Rripin e Gazës pas hapjes së kufirit me Egjiptin komentohet në të përditshmet gjermane

https://p.dw.com/p/CxIJ
Palestinezë kalojnë kufirin për t'u furnizuar në Egjipt me ushqimeFotografi: AP

Deklaratën e Izraelit, se pasi Egjipti e hapi kufirin me Rripin e Gazës, ai edhe mund të bashkohet me Gazën, duke e shkëputur atë nga Izraeli, e komenton FRANKFURTER ALLGEMEINE ZEITUNG:

"Izraeli do që të shpëtojë nga barra e Rripit të Gazës, por e sheh veten të detyruar që të veprojë si fuqi pushtuese, për të mbajtur nën kontroll rrezikun e terrorizmit. Ai kontrollon kufijtë, rezervat e ujit, energjisë dhe karburantit dhe mban jo së fundi edhe regjistrin e popullsisë në dorë. Prej muajsh paralajmëron ushtria që një operacion i madh kundër Raketave Kassam është i pashmangshëm- dhe njëkohësisht sprapset para një hapi të tillë. Thuajse sikur nuk kishte të bënte me të e vështronte presidenti palestinez Abas kaosin e Gazës. Nëse ai nuk do që ta hedhë dëm shansin për një dialog paqësor me Izraelin, nuk duhet të kërkoj tani pajtim me Hamasët. Hamasët ama u treguan të gjitha palëve, se 1 milionë e gjysmë njerëz nuk mund t'i burgosësh dhe se Hamasët nuk mund t'i injorosh pa u menduar gjatë." NÜRNBERGER NACHRICHTEN: "Aksioni i Izraelit preku për fat të keq jo sajuesit e raketave, por pa dallim të gjithë palestinezët në Rripin e Gazës- pavarësisht nëse këta kishin votuar pro apo kundër Hamasve në zgjedhjet e fundit, pavarësisht nëse ata propagandojnë përdorimin e dhunës apo nuk dëshirojnë gjë tjetër më shumë se të jetojnë në paqe me fqinjët hebrej. Mbyllja e kalimeve kufitare- edhe ky është një aspekt shumë tragjik i këtij konflikti- i bëri palestinezët në sytë e opinionit botëror banorë të një getoje." BERLINER ZEITUNG ndalet tek taktika e Hamasve: "Moslëshimi pe i Hamasve është i kalkuluar. Ata janë të e ndërgjegjshëm për mbështetjen e kokave të nxehta në Siri dhe Iran si për atë të Hizbollave libanezë. Veç kësaj, çdo raketë e detyron Izraelin të reagojë. Po të rrëzohet kryeministri izraelit Olmert, kjo do të ishte e mirëpritur nga Hamasët. Kursi më i fortë i ministrit të mbrojtjes Barak do ta bënte të dështonte procesin e Anapolisit dhe me këtë do të nxirrte zbuluar edhe presidentin e SHBA, Xhorxh Bush."