1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Aksidenti tragjik në Kroaci shkakton 12 viktima

6 Gusht 2022

Një autobus me pelegrinë polakë është aksidentuar në Kroaci. Grupi polak ishte rrugës për në festivalin rinor, Medxhugorje në Bosnje-Hercegovinë. 12 vetë humbën jetën.

https://p.dw.com/p/4FDKk
Busunglück in Kroatien
Fotografi: AP/dpa/picture alliance

Për shkak të aksidentimit të një autobusi, që doli nga rruga në Kroaci kanë humbur jetën 12 vetë. Autobusi i udhëtimeve kishte në bord një grup pelegrinësh kroatë dhe u aksidentua të shtunën në mëngjes 60 km larg kryqytetit Zagreb duke dalë nga rruga e rënë në një gropë. 11 vetë ndërruan jetën në vend, një person humbi jetën në spital. Arsyeja e aksidentit është e paqartë. Sipas një raportimi në mediat kroate, autoritetet dyshojnë, se shoferin e ka zënë gjumi.

Busunglück in Kroatien
Fotografi: Matija Habljak//PIXSELL/picture alliance

Grupi i pelegrinëve polakë prej 43 vetësh, sipas të dhënave polake, ndodhej rrugës për në meshën përfundimtare të festivalit rinor, Medxhugorje në Bosnje-Hercegovinë. Në këtë vend në qytetin Mostar në vitin 1981, gjashtë të rinj kanë raportuar për shfaqjen e Shën Mërisë. Vatikani i ka marrë në shqyrtim këto raportime, por nuk është shprehur zyrtarisht për njohjen e këtij vendi si vend pelegrinazhi. Medxhugorje megjithatë me më shumë se 1 milionë pelegrinë në vit llogaritet tek  vendet më të mëdha të pelegrinazhit të katolikëve.