1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ahtisari raporton para KS të OKB

Rainer Sytfeld14 Korrik 2006

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari njofton se së shpejti do të zhvillohen bisedimet e para të drejtpërdrejta për statusin

https://p.dw.com/p/Aqck
Marti Ahtisari
Marti AhtisariFotografi: AP

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari, raportoi para Këshillit të Sigurimit, për ecurinë e deritanishme të procesit të bisedimeve shqiptaro-serbe në Vjenë. Në debatin e mbrëmshëm me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit morrën pjesë edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica. Gjatë debatit tonet ishin aq të papajtueshme sa edhe vet qëndrimet me Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë përkundër divergjencave të mëdha ish-presidenti finlandez Ahtisari njoftoi se, së shpejti do të zhvillohen bisedimet e para drejtpërdrejta për statusin mes palëve me qëndrime ende të largëta nga njëra-tjetra: "Unë do të ftoj që këtë muaj liderët politik të Serbisë dhe Kosovës në bisedimet e para për statusin", tha Ahtisari.

Frontet duken të jenë tani edhe më të forta se sa para katër muajsh. Serbët duan t'i japin një autonomi Kosovës ndërkohë që shqiptarët duan pavarësi sikurse malazezët. Në takim fuqia mbrojtëse e Serbisë, Rusia, e bëri edhe njëherë të qartë se nuk do të lejoj aq lehtë asnjë zgjidhje kundër vullnetit të Beogradit. Nuk mund të ketë imponim të statusit nga jashtë, nga udhëheqësitë e negociatave apo Kombet e Bashkuara, beson ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Tshurkin.

"Bashkësia ndërkombëtare nuk ka bazë ligjore, politike apo morale që të detyrojë Serbinë për një zgjidhje", tha Tshurkin.

Tek diplomatët moskovitë çështja e statusit të Kosovës shkakton emocione të mëdha. Këtë e dëshmuan sulmet verbale të ambasadorit rus Tshurkin kundër të gjithë atyre që sipas tij të drejtat e pakicës serbe në Kosovë duan t'i fusin thjeshtë nën tryezën e Këshillit të Sigurimit.

"Nëse për shqiptarët vini këtu me bomba atëherë të paktën në mënyrë diplomatike duhet të angazhoheni kështu edhe për të drejtat e pakicës serbe", tha Tshurkin.

Por kryenegociatori Ahtisari nuk heq dorë nga bisedimet e panumërta për çështje teknike dhe pret të fillojnë bisedimet e para politike. Ai është optimist se:"Nuk ka snjë plan tjetër kohor përveç atij që deri në fund të këtij vitit të gjindet një zgjidhje", tha Ahtisari.

Bisedimet e radhës mes Prishtinës dhe Beogradit zhvillohen të enjten e ardhshme në Vjenë.