1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Abaz kërkon njohjen dhe ndërmjetësimin e BE-së

24 Janar 2018

Presidenti palestinez Mahmud Abaz kërkon njohjen e territorit të tij si shtet nga Brukseli dhe ndërmjetësimin e BE-së. Ndërsa BE-ja kërkon që presidenti të ruajë qetësinë dhe të vazhdojë të negociojë me Izraelin.

https://p.dw.com/p/2rOAn
Der palästinensische Präsident Mahmud Abbas trifft EU-Minister
Fotografi: picture-alliance/W.Dabkowski

Ndërsa nënpresidenti i SHBA-së Mike Pence gajtë vizitës në Tel Aviv shpalli trasnferimin e ambasadës amerikane më 2019 në Jeruzalem, nga Brukseli vjen një deklaratë kundërthënëse. Europianët mbështesin edhe më tej ndërtimin e një shteti palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet, kështu u shpreh kryediplomatja e BE-së, Federica Mogherini gjatë takimit me presidentin Mahmut Abaz. Por me ripërsëritjen e pozicioneve të njohura konflikti nuk mund të zgjidhet.
 

Abaz do të negociojë sërish

Presidenti palestinez e ka marrë tashmë veten pas indinjasës së shfrenuar të një jave më parë në Ramallah, ku ai Marrëveshjen 25 vjeçare të Oslos me një plan kohor për bisedimet e paqes e shpalli të dështuar dhe kërcënoi, që do t'i japë fund vetëadministrimit palestinez. Në Bruksel ai iu rikthye formulave të vjetra, me të cilat prej dekadash po mbahet në jetë procesi i negociatave për një zgjidhje të dy shteteve.

Abazi premton pra durim të mëtejshëm, megjithatë ai dëshiron që BE-ja të angazhohet më fort si ndërmjetësuese. "BE-ja është partnerja jonë më e rëndësishme ndërkombëtare (…) dhe duhet të luajë një rol politik." Që pas deklaratës së presidentit Trump për Jeruzalemin palestinezët e refuzojnë SHBA-në si ndërmjetësuesen kryesore.

Krahas kësaj Abaz u bën thirrje europianëve, që të hedhin hapin drejt njohjes së shtetit të Palestinës: "Nuk ka asnjë kundërthënie mes një njohjeje dhe rifillimit të bisedimeve.( …) kjo do ta inkurajonte popullin palestinez." Tek e fundit bëhet fjalë për para: pasi Trump deklaroi shkurtimin e mbështetjes financiare të SHBA-së UNRWA (Autoriteti i OKB-së për refugjatët palestinezë) me rreth 60 milionë dollarë, shkaktohet një boshllëk në buxhet. Javën e ardhëshme do të zhvillohet një konference donatorësh në Bruksel për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi. Nëse palestinezët këtu lihen vetëm, atëherë ata hidhen në "krahët e ekstremizmit dhe terrorizmit", tha Abaz.

Der palästinensische Präsident Mahmud Abbas und Federica Mogherini
Fotografi: picture-alliance/W.Dabkowski

BE e palëkundur nga deklarimi i Trump për Jeruzalemin

Federica Mogherini zgjedh fjalë të ashpra për vendimin e Donald Trump mbi Jeruzalemin: "Nuk bëhet fjalë për një shuplakë ndaj europianëve (prej Pence). Pozicioni ynë është prej kohësh i pandryshuar, dhe ai është i konfirmuar edhe nga Marrëveshja e Oslos dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit." Jeruzalemi duhet të jetë kryeqytetit i dyanshëm në kaudër të një zgjidhjeje me dy shtete, kjo është e pakthyeshme. 

Por e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, e hedh poshtë një rol drejtues të BE-së në kuartetin e Lindjes së Mesme. Rruga e vetme është një zgjidhje multilaterale. Por njëkohësisht ajo e kthen shigjetën nga Uashingtoni: "Ajo që për ne ka qenë gjithmonë e qartë, është, se nuk mund të ketë bisedime të besueshme vetëm me SHBA-në", deklaron Mogherini. Me këtë ajo e hedh poshtë nismën e njëanshme të SHBA-së.

Edhe sa i përket financimit të UNRWA ajo ngre gishtin tregues drejt qeverisë së SHBA-së: Europianët janë gjithsesi donatorët më të mëdhenj, SHBA duhet t'i përmbushë detyrimet e veta, në rast të kundërt krijohet destabilizim në rajon.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian kërkon të bëhet një hap praktik përpara duke dashur të përgatiten bisedimet për një marrëveshje asociiimi mes BE-së dhe palestinezëve, që nënkupton pothuajse një njohje. Por për këtë nuk ka unanimitet në BE. Gjashtë vende europiano-lindore kanë abstenuar në OKB për çështjen e Jeruzalemit dhe i shohin me skepticizëm veprimet e mëvetsishme në BE. Francezët dhe suedezët konsiderohen si përkrahësit më të fortë të palestinezëve. Qeveria në Stokholm është e vetmja anëtare e BE-së që ndërkohë e njeh shtetin e Palestinës.  Berlini i shmanget tradicionalisht kontroversave me Izraelin. E të gjitha këto nuk krijojnë terren të përshtatshëm për nisma të përbashkëta.