1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A mund të ndalohet "Shteti Islamik" në Gjermani?

Conrad, Naomi/Pöhle, Sven/Gräßler, Bernd/P. Pani16 Gusht 2014

Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist "Shteti Islam" ka zëra që kërkojnë ndalimin e IS-it në Gjermani.

https://p.dw.com/p/1CvdZ
Fotografi: picture alliance / AP Photo

Një miliardë muslimanë për shtetin islam (IS)": me këtë thirrje milicia radikale islamike kërkoi në internet ndihmë. Kur e pa thirrjen në qershor ai donte t'i bashkohej menjëherë asaj, tregon një 24-vjeçar në intervistë me DW. Ai dëshiron të mbetet anonim dhe tregon se në Facebook kishte shprehur mbështetjen e tij për IS-in, për shkak se "bashkimi i muslimanëve mund të arrihet vetëm përmes Kalifatit." Ai nuk tregon saktësisht përmbajtjen e asaj që ka shkruar por thotë se nuk ka frikë nga organet e Mbrojtjes Kushtetuese. Ndoshta me të drejtë, sepse për shprehjen e simpatisë në mediat sociale ai nuk dënohet, sepse deri tani "Shteti Islam" në Gjermani nuk është i ndaluar.

Ulla Jelpke
Ulla JelpkeFotografi: Deutscher Bundestag / Lichtblick/Achim Melde

Për shkak të veprimtarisë së grupit ekstremist "Shteti Islam", dikur ISIS, në Irak dhe Siri, lajmeve për rekrutime me dhunë dhe faktit që edhe nënshtetas gjermanë kanë shkuar për të luftuar në Siri deputetja e partisë E Majta Ulla Jelpke kërkon ndalimin e IS-it në Gjermani.

Ndalimi i IS-it në Gjermani

Një ndalim të tillë në Gjermani mund ta bëjë ministri federal i Punëve të Brendshme. Por nëse kjo është planifikuar deri tani nuk ka ndonjë përgjigje nga qeveria gjermane. Se sa mbështetës të "Shtetit Islamik" ka në Gjermani është e paqartë. Një zëdhënëse e Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese thotë se në raportin e fundit të mbrojtjes kushtetuese shkruhet se për anëtarët apo mbështetësit e IS-it nuk ka shifra të sakta. Po ashtu raport thuhet se në Gjermani nuk njihen as struktura të IS-it.

Për shkak të mungesës së strukturave dyshime për ndalimin e IS-it ka edhe kryetari Komisionit Parlamentar për Punët e Brendëshme Wolfgang Bosbach. Por ky kërkon që në Gjermani të dënohet propaganda për të fituar simpatizantl për IS-in.

Deutsche Hilfe für Irak 15.08.2014
Fotografi: Reuters

Por gjendja në Irakun e Veriut duket se për momentin e ka kapërcyer praktikën e ndalimit të organizatave në Gjermani, sepse qeveria gjermane do t'i ndihmojë njësitë kurde Peshmerga në luftë kundër xhihadistëve të IS-it. Qeveria gjermane po shqyrton për momenin mundësinë e dërgimit të pajisjeve luftarake dhe autoblindave në Irakun e Veriut. Angela Merkel tha se për dërgimin e pajiseve luftarake atje po shfrytëzohen të gjitha mundësitë politike dhe ligjore, sepse vuajtjet e njerëzve prej IS-it në Irakun e Veriut janë të tmerrshme.