1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

450 migrantë evakuohen para Italisë

14 Korrik 2018

Pas një grindjeje për kompetencat mes Italisë dhe Maltës për një anije refugjatësh para Lampedutës, autoritetet italiane gjetën një zgjidhje të shpejtë. Anijet e Frontex dhe e policisë i morën 450 migrantët në bord.

https://p.dw.com/p/31ROV
Italien Migranten - Monte Sperone
Fotografi: picture alliance/AP Photo/A. Calanni

Sipas njoftimit të agjencisë italiane, ANSA, refugjatët e ndodhur në një anije të tejmbushur u shpërndanë në dy anije, ajo e Frontexit mori 176 refugjatë, ndërsa anija italiane e policisë dhe doganave 266 evët. 8 gra dhe fëmijë për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore u sollën në Lampedusa. Nuk është e qartë, nëse refugjatët e tjerë do të dërgohen në Itali.

Më parë Italia dhe Malta u grindën për kompetencat, se kush është përgjegjës për migrantët, të dyja vendet refuzuan futjen e anijes në portet e tyre. Ministri i Brendshëm italian dhe zëvendëskryeministër i Italisë, Matteo Salvini tha të premten se nuk do të lejojë që anija të ankorohet në port italian. „Malta, kontrabandistët dhe mëshironjësit duhet ta dinë se kjo anije nuk do të ankorohet këtu", shkroi ai në Facebook. Ndërsa qeveria e Valettas u shpreh, se anija gjendet më pranë brigjeve italiane se hapësirës malteze. Anija është 53 milje nga Lampedusa dhe 110 milje nga Malta, bëri të ditur roja bregdetare malteze. Për shkak të kufizimeve të ashpra nuk po lëvizin më anije private për të shpëtuar refugjatët në Mesdhe. Kritikët thonë, se kjo ndihmon kontrabandistët që i nisin njerëzit me gomone gjysmë të prishura drejt BE. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit vetëm këtë vit kanë humbur jetën 1440 vetë në Mesdhe.

la/(dpa, afp, afpe)