2013 viti i ekstremeve të motit - A është fajtor ndryshimi i klimës?
12 Dhjetor 2013Mot jo të mirë kishte mjaft gjatë vitit 2013. Borë dhe akull deri në prill, përmbytje me javë të tëra në Jug dhe Lindje, valë ditësh të nxehta, breshër gjigand dhe në fund edhe dy uraganë në vjeshtë - të tilla ishin parashikimet e meteorologëve gjermanë për vitin 2013, ku çdo stuhi ishte e mundhme këtë vit.
„Veçanërisht ishin rastet ekstreme ato që dalloheshin më shumë nga gjitha anët“, tha zëdhënësi i Shërbimit Metereologjik Gjerman DWD-ës Uwe Kirshe. Përafërsisht, rreth 30 000 herë DWD-ja paralajmëroi për kushte të rrezikshme klimatike, pothuajse njejtë siç bëri edhe në vitin e kaluar, por asnjë rekord nuk u shënua.
Ndryshimi i klimës dhe rastet ekstreme të motit
Nëse shtimi i rasteve ekstreme te motit lidhet me ndryshimin e klimës, këtë metereologët nuk mund ta thonë. Këto janë fenomeve që ndodhin herë pas here dhe prandaj nuk mund të thuhet se lidhen me ndryshimet e klimes, thonë metereologët.
Viti filloi me një dimër shumë të gjatë, i cili deri në pranverë i solli probleme komunikacionit rrugor, hekurudhor madje edhe atij ajror. Me qindra fluturime u anuluan, shkaku i të reshurave të borës dhe kokrrave të shiut, ngasësit e makinave rrëshqitnin, trenët nuk funksiononin, nxënësit kishin pushime të shpeshta shkaku i borës dhe akullit, si dhe në fund erdhi edhe ai shiu u madhë. Në Jug dhe ne Lindje lumejtë dolën nga shtrati i tyre, përgjatë lumit Elbë, njerëzit përjetuan përmbytjen e dytë shkatërruese, e cila që nga 2002 nuk kishe ndodhur.
Stuhi të rënda dhe temperatura deri në 40 gradë
Kurse, në verë përshkuan tri valë të nxehta, të cilat e përmbyllën stinën me stuhi të rënda dhe breshër të madhësis së një topi tenisi. Temperaturat u ngritën deri në 40 gradë dhe kështu koha u shëndrrua në një zagushi të padurueshme, por prap se prap nuk u shënua rekordi me 40,2 siç kishte qenë më 1983.
Ndërsa, në vjeshtë dy uragane përfshinë veriun e Gjermanis. “Christian” në fund të muajit tetor dhe “Xaver” në fillim të muajit dhjetor ishin dy uraganët e rrezikshëm, por asnjëri si: “Lothar” (Krishtlindje 1999), “Emma” (Shkurt 2008) apo “Kyrill” (Janar 2007).