100 vjet BMW
Që nga themelimi 100 vjet më parë e deri sot BMW nga një prodhuese e nivelit të mesëm të motorëve të avionëve është shndërruar në ikonë të industrisë së automobilëve në botë. DW prezanton pikat kulmore të koncernit.
Simboli
Logoja bardhë e blu që mban çdo produkt dhe automjet, që del nga linja e prodhimit të BMW-së simbolizon fillimet e kësaj kompanie 100 vjet më parë. Më 7 mars, 1916 u themelua Bayerische Flugzeugwerke (Fabrika Bavareze e Avionëve). Më vonë, ajo që u quajt Bayerische Motorenwerke (Fabrika Bavareze e Motorëve), por logoja me propelën e avionit mbeti.
Motoçikletat
Në vjeshtën e vitit 1923, BMW prezantoi motoçikletën e saj të parë, R 32. Motoçikleta që pati premierën e saj në Berlin Motor Show, sukseset të shitje dhe performanca shkëlqyer në garat me motor provuan, se BMW mund të bëjë ofrojë më shumë se sa vetëm motorët shkëlqyer për aeroplanë.
Konstruksion vetiak
Më 1928 krijohet mundësia për blerjen e fabrikës së automobilëve në Eisenach. BMW fillimisht merr vetëm linjën e prodhimit të një licence për prodhimin atje të veturave të vogla angeleze dhe që nga viti 1932 fillon të prodhojë konstruksionet e veta të automjeteve si modelin e zhvilluar vet 303 – me mbulesën e përparme karakteristike në formë rrjete.
Aviacioni ushtarak
BMW nisi si një firmë armatimesh. Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore sipërmarrja prodhoi kryesisht motorë për automjete ushtarake. Në Luftën e Dytë Botërore punësohen rreth 25.000 punëtorë të detyruar dhe të dënuar në kampet e përqendrimit, siç thotë historiani i BMW-së Manfred Grunert. Ndërkohë koncerni është përballur me këtë kapitull të historisë dhe ka paguar dëmshpërblim.
Engjëlli barok
Pas fundit të luftës më 1945 BMW e humbi Eisanch-un si vend prodhimi, për shkak të zonës së pushtimit rus. Në Mynih, ku deri në atë kohë prodhoheshin automobilë, BMW rinisi prodhimin e motoçikletave dhe në vitin 1952 nxori në treg veturën ekskluzive të kategorisë së lartë me gjashtë cilindra – serinë 501 – që për shkak të formës së saj të rrumbullakosur shumë shpejt u quajt „engjëlli barok“.
Zari për t’u përkëdhelur
Prodhimi i limuzinave të mëdha është i ndërlikuar, kësisoj për çdo ekzemplar të shitur BMW ka një humbje prej rreth 4.000 DM (Deutsch Mark) . Edhe vetura e vogël e prodhuar nga viti 1955 Isetta, një prodhim me licencën e italianit Iso Rivolta, nuk mund ta shmangë ashpërsimin e shpejtë të krizës financiare.
Trashëgimtarët
Më 1959 sipërmarrja e Mynihut ndodhet në prag falimentimi dhe blerjes nga Daimler. Por industrialisti Herbert Quant merr përsipër rimëkëmbjen e firmës. Me të nis historia e suksesit. Trashëgimtarët e tij vëlla e motër Stefan Quandt dhe Susanne Klatten (këtu në fotografi me nënën e vdekur më 2005) posedojnë bashkarisht 47% të aksioneve të BMW-së – një pasuri prej më shumë se 30 miliardë Eurosh.
Një fillim i ri
Më 1961 sipërmarrja me një zhvillim krejtësisht të ri prezanton BMW 1500 më në fund një model modern i klasës së mesme. Pas disa vështirësive të fillimit ky tip veture zëvendësohet me modelet BMW 1600, 1800 dhe 2000 që janë një sukses i madh. Ripërtëritja e BMW-së merr hov me modelin „zero-dy“ me dy dyer të prezantuar në vitin 1966 me tipin 1602, 1802, 2002, 2002ti/tii.
Të gjitha gjërat e mira janë tre
Modeli i BMW-së më i shituri deri më sot është ai i serisë me tre dyer i nisur më 1975. Në vitin 1981 del nga prodhimi ekzemplari i njëmiliontë. Më 2012 doli ndërkohë gjenerata e gjashtë e kësaj serie, e shtata është planifikuar për vitin 2018. Gati një në katër BMW të furnizuara i përket familjes së treshes – si të thuash modeli i serisë bazë të koncernit.
Kuartieret e prodhimit
Më 1973 BMW inaguron në Mynih qendrën e re të koncernit BMW - gondia në formën katërcilindërshe – është sot një simbol i kryeqytetit të landit të Bavarisë. Koncerni zhvillohet në vitet 1970 dhe 1980 në prodhuesin më të fuqishëm të automobilëve në botë. Ndërkohë BMW ka mbi 25 qendra prodhimi në 14 vende dhe mbi 100.000 të punësuar.
Mini
Për ta çuar më përpara ekspansionin, bavarezët blejnë më 1994 Rover Group – e si rrjedhojë në vitin 2000 sërish pësojnë humbje. Vetëm marka Mini ruhet në sipërmarrje dhe përjeton që nga viti 2001 një rilindje të sukseshme. Nga 2003 nga linjat e prodhimit të BMW-së dalin edhe veturat e kategorisë superiore Rolls-Royce.
Makina me elektricitet
BMW paraprin me veturat elektrike i3 dhe karrocerinë me karbon. Metropolet si Pekini, Oslo e Londra po ua vështirësojnë aksesin makinave me karburant. Motorët me naftë për shkak të aferës së emetimit të gazrave të Volkswagen kanë hasur në kritikë. E njëjta gjë mund të prekë edhe Bavarinë, sepse një në tre BMW punon me naftë. Modelet E (me elektricitet) mund të ndihmojnë për një xhiro të re.