1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel për Paqen për Maria Ressa dhe Dmitri Muratov

8 Tetor 2021

50 vjet pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen kancelarit të atëhershëm gjerman, Willy Brandt, Nobeli i Paqes i jepet këtë vit dy gazetarëve, Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitri Muratovit nga Rusia.

https://p.dw.com/p/41QxS
Bildkombo-Die Freidensnobel-Preistraeger Maria Ressa und Dmitry Muratov 2021

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2021 i jepet gazetarëve Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitri Muratov nga Rusia. Me këtë nderohet angazhimi i tyre për lirinë e mendimit, bëri të ditur Komiteti i Nobelit. Liria e mendimit është premisë bazë për demokracinë dhe paqen e vazhdueshme, tha kryetarja e këtij Komiteti, Berit Reiss-Andersen në Oslo.

GMF2021 | Speaker | Maria Ressa
Maria RessaFotografi: Project Speaker

Maria Ressa është bashkëthemeluese e kryeredaktore e portalit të lajmeve, "Rappler". 58 vjeçarja që ka punuar si reportere për televizionin CNN në Azinë Juglindore, është përballur me disa padi në Filipine. Ajo vetë e shikon veprimin e drejtësisë të motivuar politikisht. Në vitin 2020 ajo u dënua për shpifje. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch e vlerësoi vendimin e gjyqtarëve si sulm ndaj lirisë së shtypit. "Asgjë nuk është e mundur pa fakte", tha Ressa pas bërjes publik të lajmit për Çmimin Nobel.

Dmitri Muratov është gazetar nga Rusia dhe ka mbrojtur lirinë e shtypit në vend, bëri të ditur Komiteti i Nobelit. Muratov është një nga themeluesit e gazetës së pavarur Novaja Gazeta. Kjo gazetë është më e pavarura sot në Rusi me një qëndrim kritik ndaj të fuqishmëve. Që nga themelimi i gazetës 6 gazetarë të saj janë vrarë. Megjithatë Muratov e ka mbrojtur edhe më tej lirinë e shtypit, thuhet në deklaratën e Komitetit të Nobelit.

Dmitri Muratow
Dmitri MuratovFotografi: Alexander Zemlianichenko/AP Photo/picture alliance

Çmimi Nobel i Paqes është nga të vetmit që nuk jepet në Stokholm por në Oslo dhe konsiderohet një nga çmimet më të rëndësishme politike. Këtë vit ishin kandidatë 329 kandidatë, 234 personalitete nga e gjithë bota dhe 95 organizata.