1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Çmimi Nobel i Paqes për aktivisten iraniane Mohammadi

6 Tetor 2023

Çmimi Nobel i Paqes 2023 i jepet mbrojtëses iraniane të të drejtave të njeriut Narges Mohammadi, e cila mbahet në burg në Iran. Këtë e komunikoi t ëpremten (6.10.2023) Komiteti Nobel në Oslo.

https://p.dw.com/p/4XCnq
Narges Mohammadi vlerësohet me Çmimin Nobel të Paqes 2023
Aktivistja iraniane e të drejtave të njeriut Narges MohammadiFotografi: Mohammadi Family Archive Photos/REUTERS

Aktivisjta iraniane për të drejtat e gruas Narges Mohammadi vlerësohet për "luftën e saj kundër shtypjes së gruas në Iran dhe për luftën e saj për të drejtat e njeriut dhe lirinë për të gjtihë", tha kryetarja e Komiteit Nobel,Berit Reiss-Andersen. Ajo e nisi eklaratën e saj me fjalët "ëoman Life Freedom" (grua, jetë, liri) - motoja e lëvizjes iraniane të protestës.

Mohammadi është një ndër aktivistet më të njohura të të drejtave të njeriut në Iran. Aktualisht 51 vjeçarja vuan dënimin afatgjatë në burgun e sigurisë së lartë famëkeqin Ewin në Teheran. "Lufta e guximshme" e Mohammadi kërkon një përkushtim të lart personal, tha Reiss-Andersen. Aktivistja është arrestuar gjithsej 13 herë dhe pesë herë është dënuar. Dënimet e saj të mbledhura së bashku arrijnë në "31 vjet dhe 154 goditje kamzhiku", tha kryetarja e Komitetit Nobel. Komiteti në Oslo shprehu shpresën që Mohammadi të lirohet në Iran. OKB ka deklarua, se akordimi i Çmimit Nobel 51 vjeçares fokuson vëmendjen tek guximi i grave në Iran.

Vitin e kaluar nëIran u zhvilluan për muaj me radhë në mbarë vendin protesta, pasi kurdja Jina Mahsa Amini gjeti vdekjen gajtë arrestit në polici. Protestat u mposhtën brutalisht. Ndërkohë në Iran janë ashpërsuar edhe më tej ligjet për veshjen e gruas.

Në fund të vitit 2022, afatgjatë protestave në mbarë vendin kundër aparatit të pushtetit në Iran, Mohammadi bëri publik një raport, që zbulonte torturat ndaj dhejtra grave në burgun e sigurisë së lartë.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e vlerësoi akordimin e Çmimit Nobel të Paqes aktivistes Mohammadi. Ky vlerësim tregon "forcën e gruas për lirinë", deklaroi Baerbock në shërbimin online X (dikru Tëitter).

Çmimi Nobel i Paqes vlerësohet me njëmbëdhjetë milionë krona suedeze (rreth 950.000 euro) dhe jepet nga fondaciioni i kimistit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel (1833-1896). Çmimi Nobel i Paqes është i vetmi Nobel, që nuk akordohet në Stokholm, por në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

Në Stokholm të hënën (02.10.2023) deri të enjten u komunikuan Çmimet Nobel në kategoritë: mjekësi, fizikë, kimi, letërsi. Në përfundim të shpalljeve të çmimit prestigjoz për 2023 të hënën (9.10.2023) pason edhe vlerësimi në katergorinë e shkencave ekonomike.

fab/se (dpa, epd, afp, nobelprize.org)